Nën ethet e zgjedhjeve, deri te lloçi, shiu e bora?!

Futboll

Nën ethet e zgjedhjeve, deri te lloçi, shiu e bora?!

Nga: Fadil Beqiraj Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:42
Fadil Beqiraj

Stinori vjeshtor i Vala Superligës së Kosovës përfundojë si është më së miri, duke i marrë për bazë të gjitha rrethanat nëpër të cilat kalojë. Hallakamën që e krijuan ata të cilët deshën që sa here të ju teket të bajnë zgjedhje, duke filluar në qershor e deri në dhjetor, si mos të ndikojë negativisht të të gjitha skuadrat e superligës së Kosovës në futboll.

Nuk thuhet me kot se kush mundohet t’ia bëjë gropën dikujt, vet bijë në të, pra kjo u vërtetua se ne nuk e patëm komoditetin të bëjmë zgjedhje në qershor për teket e dikujt, apo tash më u mësuam se dikujt nuk i kërset fort për ta kallë Kosovën për interesa personale !

Megjithatë duhet përgëzuar skuadrat të cilat edhe përkundër vështirësive të shumta e sidomos financiare ja arritën ta zhvillojnë këtë stinor deri në fund ashtu siç ditën dhe mundën.

Disa skuadra vuajtën shumë si Besa, Flamurtari, Vllaznia, Vëllaznimi, Drenica e besa edhe të tjerat nuk e patën të lehtë ta përmbyllin këtë stinor.

Besa, Vëllaznimi, Drenica vuajtën për shkak të pagave, Flamurtari, Vllaznia për shkak të stadiumeve dhe në përgjithësi të kushteve jo të mira.

Skuadrat të cilat po luftojnë për kreun dhe titull qëndrojnë diçka pak më mirë, por jo për t’u lavdëruar, si Llapi i cili është kampion vjeshtor, Prishtina, Drita,Liria etj.

E si duket federatës nuk i mjaftuan gjithë këto probleme qe i patën skuadrat gjatë stinorit vjeshtor, por i detyrojë skuadrat sidomos javën e fundit ta zhvillojnë nëpër lloç ,shi e borë që është për çdo kritikë.

Në mos për asgjë tjetër i përgëzojë juniorët e Besës, të cilët nëpër borë dhe kushte shumë të vështira dhanë maksimumin për ta zhvilluar ndeshjen e fundit kundër Vëllaznimit në stadiumin e qytetit ‘Shahin Haxhiislami’' në Pejë.

Po shpresojmë se do të vijë pranvera ...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat