Cavani nuk fokusohet në thyerjen e rekordit të Ibrahimovic

Futboll

Cavani nuk fokusohet në thyerjen e rekordit të Ibrahimovic

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:49
Edinson Cavani

Ylli i PSG, Edinson Cavani, tha se do të ishte “shumë e veçantë” për të thyer rekordin e golave ??të klubit, të mbajtur nga Zlatan Ibrahimoviç, por fokusi i tij është ekipi. Cavani është vetëm tre gola larg nga niveli i rekordit të Ibrahimovic, prej 156 golash për PSG, pasi ka shënuar 23 herë këtë sezon. Duke folur përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, uruguajani tha se suksesi i ekipit mbetet i pari. “Momenti do të vijë, është diçka shumë e veçantë për çdo lojtar, por shumë sinqerisht, të gjithë në Paris e dinë se si jam, – tha Cavani në një konferencë për shtyp, nëpërmjet UEFA-s. – Unë përqendrohem shumë më tepër te kolektivi sesa individi. Gjithmonë kam për qëllim të jap maksimumin. Gjëja më e rëndësishme është që ne të fitojmë dhe me shpresë ta fitojmë trofeun në fund”.

PSG është në krye të Grupit B, përpara ndeshjes së të martës në Gjermani, me Bayern Munich që ka nevojë për një fitore prej katër golash për të arritur në vendin e parë. Trajneri i PSG, Unai Emery, tha se skuadra e tij do të shtyjë për një tjetër fitore: “Në ndeshjen e parë shënuam një gol të hershëm, që do të thoshte se Bayern duhej të vinte më shumë presion mbi ne. Duam të tregojmë një performancë të mirë dhe të kemi sa më shumë posedim topi që të jetë e mundur. Ekipi ynë dëshiron t’u tregojë tifozëve se çfarë është një klub i madh. Ne kemi mundësi ta bëjmë këtë në një ndeshje të madhe. Jemi përmirësuar, jemi më të duruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat