Gjilani kalon tutje në garat e Digitalb Kupës së Kosovës

Futboll

Gjilani kalon tutje në garat e Digitalb Kupës së Kosovës

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:27
Pamje nga një ndeshje

Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ku Gjilani ka shënuar fitore të lehtë në duel me skuadrën e Ligës së dytë, Rinia nga Miradia, me rezultat 4:1. 

Altin Aliu shënoi dy gola, derisa me nga një gol kontribuuan, Besart Morina dhe Armend Thaçi. Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Arbërisë dhe Ratkocit nuk u zhvillua, pasi skuadra mysafire nuk udhëtoi. Nesër zhvillohen 10 ndeshje të këtij rrethi, derisa të enjten dy ndeshjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat