Shqiptarët e Baselit kualifikohen, Bayerni më i mirë se PSG! Atletico eliminohet

Futboll

Shqiptarët e Baselit kualifikohen, Bayerni më i mirë se PSG! Atletico eliminohet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 22:39
Foto nga ndeshja Bayern-PSG

Baseli triumfoi në Lisbonë me rezultat 2:0 kundër Benfica-s, duke importuar tri pikë që i mjaftuan për t'u kualifikuar në të tetën e finales së Champions League.Në minutën e 5-të,  Elyounoussi kaloi në epërsi kampionin e Zvicrës, kurse Oberlin në atë të 65-tën vulosi fitoren. 

Futbollisti Taulant Xhaka luajti titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 9-të, kurse Albian Ajeti qëndrojë në bankë.  Manchester Utd e mundi me 2:1 skuadrën moskovite CSKA-n. Baseli zuri vendin e dytë në grupin A me 12 pikë, tri me pak se Manchester Utd.

Bayerni ka qenë më i mirë se PSG-ja, duke e mundur me rezultat 3:1. Për Bayernin shënuan: Lewandowski (8'), Tolisso (37' e 69') dhe për PSG-në realizoi: Mbappe (50'). Celticu si vendas pësoi humbje me 1:0 nga Anderlecht. Në grupin B, PSG e Bayerni renditen në vend të parë përkatësisht të dytë me nga 15 pikë dhe u kualifkuan me tej.

Roma është kualifikuar, ndërsa Atletico Madridi është eliminuar nga garat e Championsit. Chelsea me Atletico Madridin barazuan 1:1, kurse Roma e mundi Qarabag-un me 1:0.  Atleticos nuk i mjaftoi kjo pikë dhe duhet të kënaqet me kualifkim në Europa League.

Në grupin C, Roma zuri vendin e parë me 11 pikë aq sa ka edhe Atletico Madridi, kurse Atletico Madridi përfundoi në vend të tretë me 7 sosh. Juventusi siguroi kualifikimin më tej, me fitoren në Athinë me rezultat 2:0 ndaj Olympiakosit. Cuadrado në minutën e 15-të e Bernardeschi (89'), shënuan për fitoren e kampionit të Italisë, e cila vendin e dytë me 11 pikë në grupin D, tri me pak se Barcelona, që të dyja u kaulifikuan më tej. Barcelona me golin e Pacos në minutën e 59-të e Mathieu (autogol 90+1') triumfuan me 2:0 ndaj Sportingut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat