Kroati: Ronaldo e meriton “Topin e Artë”

Futboll

Kroati: Ronaldo e meriton “Topin e Artë”

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:34
Cristiano Ronaldo

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovaçiç, beson se Cristiano Ronaldo do të shënojë “shumë më tepër” këtë sezon, ndërsa e mbështet shokun e tij të skuadrës për të fituar “Topin e Artë”. Ronaldo ka luftuar për të gjetur golin në La Liga, duke shënuar vetëm dy herë në 10 ndeshje, por përpara ka shënuar tetë herë në Ligën e Kampionëve. Kovaçiç beson se kjo është vetëm një çështje kohe, para se superstari portugez të rimarrë formën e tij më të mirë, raporton telesport.

“Unë dhe pjesa tjetër e shokëve të mi e shohim Cristianon si gjithmonë, në gjendje të mirë, – tha ndërkombëtari i Kroacisë. – Ai është lojtari më i mirë në botë dhe tashmë ka shënuar gola në këtë sezon, por do të shënojë më shumë gola për sigurinë. Për momentin, topi nuk është i gatshëm të hyjë në rrjetë, por, siç thashë më parë, ky është futbolli. Nganjëherë topi nuk dëshiron të shkojë në gol, por ka ende kohë për këtë. Ronaldo do të shënojë më shumë se zakonisht”.

Si përherë, beteja për “Topin e Artë” pritet të jetë mes Lionel Messit dhe Ronaldos, me fituesin që do të shpallet të enjten. Ronaldo pritet të bashkohet me superstarin e Barcelonës me një rekord të pesë “Topave të Artë” dhe Kovaçiç tha se një triumf do ta meritonte portugezi, pasi falë golave të tij u fitua Champions-i dhe titulli në La Liga, sezonin e kaluar. 

“Personalisht, mendoj se ai duhet ta fitojë “Topin e Artë”, sepse sezoni i tij ishte i mrekullueshëm. Ronaldo shënoi shumë gola, fitoi gjithçka me ekipin dhe ishte një pjesë kyçe e kësaj, – shtoi kroati. – Jam shumë i lumtur për të, jemi të gjithë, por gjëja më e rëndësishme për ne është që të fitojmë si ekip. “Topi i Artë është i rëndësishëm për ne dhe për Cristianon, sepse është e mahnitshme ta fitojmë një të pestë të tillë, por, siç thashë, për ne gjëja më e rëndësishme është të jesh ekip dhe të fitojmë për ekipin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat