“Icardi do të kryejë vizitat mjekësore te Real Madrid” - Bota Sot
“Icardi do të kryejë vizitat mjekësore te Real Madrid”

Futboll

E martë, 12 dhjetor 2017

“Icardi do të kryejë vizitat mjekësore te Real Madrid”

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 17:49
Mauro Icardi

Një gazetar spanjoll ka pretenduar se sulmuesi i Inter Mauro Icardi do të kryejë vizitat mjekësore te Real Madrid në fund të këtij muaji.

Pipi Estrada ka shpjeguar gjatë një transmetimi të emisionit El Chiringuito de Jugones të martën që Madrid ka arritur marrëveshjen me 92 mln euro me Incardi-n. Los Blancos do të paguanin 80 mln euro, dhe 12 mln euro bonuse.

Për më tepër, argjentinasi do të kishte një rrogë 9 mln euro në vit pas taksave dhe do të kishte 30% të të drejtave të imazhit të tij, me 70% që do t’i shkojë Real-it.

Real Madrid është përfolur për një transferim të lojtarit pas një starti të dobët të sezonit, me shumë tifozë që kanë kritikuar klubin pasi nuk ka zëvendësuar të larguarit Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Pepe verën e kaluar.

Gjithsesi, historia është injoruar në Itali, pasi vetë Icardi ka pretenduar të hënën se ai është i përqendruar vetëm tek Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test