Klopp përdori “Google” për të vendosur se kujt do t’i jepte shiritin e kapitenit

Futboll

Klopp përdori “Google” për të vendosur se kujt do t’i jepte shiritin e kapitenit

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 18:20
Jurgen Klopp dhe Philippe Coutinho

Shkruar ngjitur me emrin e Philippe Coutinho në formacionin e Liverpool për ndeshjes e së mërkurës të Liverpool ndaj Spartakut të Moskës ishte një copëz e veçantë informacioni – braziliani ishte kapiteni i skuadrës për atë mbrëmje.

Teksa të gjithë spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë, të gjithë janë habitur kur kanë parë emrin e tij si kapiteni i skuadrës.

Duke folur për ITV në fund të ndeshjes, Klopp nuk donte të fliste shumë për merkaton.

“Kemi luajtur futboll të bukur edhe pa Coutinho-n, për të qenë i sinqertë, dhe unë e dua atë lojtar. Si ekip, nuk mund të varesh nga një lojtar. Nuk kam çfarë të them për të ardhmen e tij por ai luajti shumë mirë sot.”

Ai gjithashtu ka shpjeguar edhe vendimin për ta emëruar kapiten: Ai ishte lojtari që kishte më shumë vite te Liverpool. Ai ka që në 2013 që luan këtu, më duhej ta vërtetoja në ‘Google’.”

Imazhi i Klopp duke kërkuar në “Google” lojtarin që ka më shumë vite te Liverpool për t’i dhënë shiritin duhet të ketë qenë një imazh tepër qesharak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat