Leo kush? Messi mbetet jashtë Top-11 të “France Football” - Bota Sot
Leo kush? Messi mbetet jashtë Top-11 të “France Football”

Futboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Leo kush? Messi mbetet jashtë Top-11 të “France Football”

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:17
Ilustrim

Dakord, Cristiano Ronaldo është me siguri futbollisti i momentit për trofeun e pestë “Topi i Artë”. Dakord, CR7 gjatë fazës së grupeve ka rikujtuar të gjithë Europën, përfshirë edhe kritikët në La Liga spanjolle, se në qarkullim ka një bomber të fuqishëm, që shënon gjithmonë dhe në Champions ka vendosur një tjetër rekord, duke shkruar emrin e tij në krye të tabelës së golashënuesve në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve të kompeticionit. Dakord, ajo muzikë që dëgjohet nga njër stadium në tjetrin konfirmon të paktën për nja dy sezone dominimin absolute të “Los Blancos” dhe veçanërisht të yllit të Real Madrid. Por, që “France Football” në plotësimin e Top-11 të fazës së grupeve, të lërë jashtë yllin e Barcelonës, Leo Messi, është vërtetë e tepruar.

Ku ka përfunduar Leo? Është pikërisht kështu, “Pleshti” nuk figuron në skuadrën, që e impostuar në 4-3-3, rendit një tredhëmbësh fatal, për të trembur këdo, me (Mbappé, Ronaldo, Neymar), por çuditërisht jetim, pa kampionin e klubit katalanas. Madje ka edhe një tjetër kuriozitet që spikat. I vetmi përfaqësues i Italisë është mbrojtësi i majtë i Romës, Kolarov. Ish-futbollisti i Manchester City dhe Lazio ka fituar këtë pozicion falë eksperiencës dhe saktësisë së shfaqur në fazën e parë të kompeticionit.

Pjesa tjetër e skuadrës? Një çudi e tërë, me dominimin e “Qytetarëve”, të cilët përfaqësohen me Fernandinho në mesfushë, De Bruyne përpara dhe John Stones në mbrojtje. Veç Mbappe dhe Neymar, PSG përfaqësohet edhe me Verratti, ndërsa për të kompletuar Top -11 janë përzgjedhur Kimmich i Bayern Munich dhe Umtiti i Barcelonës.

Top 11 i grupeve të Champions nga “France Football”

Hugo Lloris – Tottehham;  Joshua Kimmich – Bayern Munich, John Stones – Manchester City,  Samuel Umtiti – Barcelona,  Aleksandar Kolarov – Roma; Kevin de Bruyne – Manchester City, Marco Verratti – Paris Saint Germain, Fernandinho – Manchester City; Kylian Mbappé – Paris Saint Germain, Cristiano Ronaldo – Real Madrid, Neymar – Paris Saint Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test