Simeone në listën e ngushtë të drejtuesve të Unitedit nëse Mourinho shkon te PSG

Futboll

Simeone në listën e ngushtë të drejtuesve të Unitedit nëse Mourinho shkon te PSG

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:18
Diego Simeone dhe Jose Mourinho

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është duke u diskutuar brenda drejtuesve të Manchester Unitedit si zëvendësues i mundshëm në rast largimi të Jose Mourinhos.

Me trajnerin portugez, Mourinho, në listën e ngushtë të PSG-së në rast largimi të trajnerit Unai Emery, mendohet që Unitedi ka një plan të paparashikuar në rast se ata humbasin menaxherin e tyre.

Sipas gazetarit spanjoll Eduardo Inda, Unitedi e ka identifikuar trajnerin argjentinas të Atleticos, Simeonen, si njeri për të zëvendësuar Mourinhon.

Ky gazetar beson se edhe Simeone do të jetë i hapur ndaj kësaj perspektive me ndjenjën se ai e ka marrë te Atletico aq sa mundet.

Mourinho dhe Simeone duke u përshëndetur para një ndeshje mes Realit dhe Atleticos(Getty Images)

“PSG do t’i bëjë Mourinhos një ofertë që do ta vendoste në të njëjtin nivel si Cristiano Ronaldo me 21 milionë euro në vit)”, ka thënë Inda për El Chiringuito .

Nëse Mourinho do të largohej nga United, gjigantët anglezë do t’i ofronin Simeones një kontratë masive për të lënë Atletico dhe gjithashtu kontrollin e plotë të politikës së transferimeve.

Megjithatë, pavarësisht nga spekulimet mbi kontratën e Mourinhos, ka besim në Angli se ai është i lumtur në Old Trafford.

Ndryshe, Mourinho në sezonin e parë te Unitedi ka arritur të fitojë tre trofe, ndër ta edhe Ligën e Evropës, ndërsa këtë sezon është pretendent për titullin e Ligës Premier dhe llogaritet arrë e fortë në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat