Flet Icardi: Ky është objektivi i Interit, që nuk duhet ta dështojmë!

Futboll

Flet Icardi: Ky është objektivi i Interit, që nuk duhet ta dështojmë!

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:56
Mauro Icardi

Kjo fundjavë nuk mund të jetë e njëjtë si të gjitha të tjerat për Interin, i cili, si udhëheqës i Seria A, të shtunën në mbrëmje do ta shohë transfertën me Juventusin si mundësinë e shtrirjes së mëtejshme në renditje. Mauro Icardi, megjithatë, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, nuk fokusohet shumë tek ëndrra titull: “Qëllimi ynë parësor është për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Ky është objektivi, që nuk duhet ta dështojmë. Pastaj, në qoftë se tri, ose katër javë para përfundimit të kampionatit do të jemi ende atje, para, mund të mendojmë për gjëra edhe më të mëdha. Ne duhet ta jetojmë këtë mbrëmje si skenën e një udhëtimi të gjatë. Gjithmonë ka tri pikë në një ndeshje. Ne e dimë kuptimin e një sfide të ngjashme, por duhet të përballemi me inteligjencën. Hierarkia e viteve të fundit në Seria A është e qartë: Juve ka dominuar. Rivalët tanë janë edhe Napoli me Romën. Por, sidomos Juventusi, që e ka fituar titullin për gjashtë vite rresht”.

Qëllimi madhor i Icardit në planin afatshkurtër është të luajë në Ligën e Kampionëve, një kompeticion ku argjentinasi është “zhdukur”: “Për të qenë në krye më duhet të luaj në një nivel të caktuar. Seria A është një ligë e madhe, por duke luajtur në Ligën e Kampionëve është një tjetër hap i rëndësishëm, që duhet për çdo futbollist”.

Në Champions, Icardi shpreson të konkurrojë me Interin, pavarësisht shumë thashethemeve për të ardhmen e tij: “Kjo nuk është koha për të bërë gjëra të caktuara. Pastaj, unë nuk i kam trajtuar këto gjëra. Me kësi gjërash më pëlqen të merret Wanda. Ajo po bisedon me Ausilio, është një urrejtje-dashurie mes tyre. Interi është duke vendosur një klauzolë në kontratë, nuk e di nëse është e ulët apo e lartë. Dua të fitoj diçka me këtë fanellë. Në të ardhmen, kur vjen koha për oferta, të gjithë do të duhet të shkojnë dhe të bisedojnë me Interin”.

Së fundi, Icardi ngre lart punën e trajnerit Spalletti: “Ai ka ndryshuar mjedisin përreth ekipit dhe pjesa më e madhe e meritave shkon për trajnerin Spalletti, për ndjenjën e tij prej udhëheqësi. Trajneri ynë ka një personalitet shumë të fortë, di të përcjellë menjëherë të lojtarët atë që dëshiron dhe beson”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat