Courtois paralajmëron Chelsean: Spanja më tërheq, do kthehem një ditë

Futboll

Courtois paralajmëron Chelsean: Spanja më tërheq, do kthehem një ditë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:02
Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ka pranuar se kthimi në Madrid është në agjendën e tij të karrierës në të ardhmen.

Ish-numri 1 i Atletico Madridit, Courtois është duke u lidhur që disa kohë me Real Madridin këtë sezon.

Kjo pasi drejtuesit e Los Blancos nuk janë të kënaqur me Keylor Navasin dhe duan një portier afatgjatë.

Të dy fëmijët e portierit belg janë duke u rritur në Madrid dhe ai me sa duket do të pëlqente t’i shihte më rregullisht.

Chelsea dëshiron t’i japë atij një zgjatje në marrëveshjen e tij të tanishme, e cila ka mbetur në 18 muajt e fundit, dhe më shumë bisedime do të zhvillohet më vonë gjatë sezonit, por belgu nuk ka mohuar një kalim në Spanjë.

“Gjithkush e di se për shkak të situatës time personale, Spanja më tërheq mua. Nëse nuk është tani, do të jetë në vitet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Courtois për LaSexta.

Por, kur u pyet se a ishte duke pritur për një ofertë nga Real Madridi, ai shtoi: “Jo, unë jam i qetë”.

“Jam i lumtur në Chelsea, dua të pres bisedimet për kontratë, sepse tani ka shumë ndeshje dhe preferoj që të përqendrohem në këtë drejtim”, përfundoi belgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat