Shehi jep lajmin e hidhur

Futboll

Shehi jep lajmin e hidhur

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:30
Orges Shehi

Portieri i ekipit korçar, Skënderbeut, Orges Shehi, ishte i qetë në përfundim të ndeshjes. Ai u shpreh i kënaqur me arritjet e ekipit dhe pranoi që kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në kompeticionet Evropiane.

Të vjen keq që goli u shënua në fund?

Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen.

Ca note i vini ekipit?
Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip.
Ndeshja e fundit ne Europë?
U kam thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze. Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona.
Dorezat e ndeshjeve të Europa Ligës do i mbash?
Po normal se është kompeticion i rëndësishëm dhe sidomos është hera e dytë që jemi këtu dhe kemi bërë mirë.
A je i irrituar me arbitrin edhe ti?
Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, por është e vërtetë që pretendonim për diçka më shumë. Unë që nga porta nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat