Kastrati drejt Aston Villës

Futboll

Kastrati drejt Aston Villës

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:12
Flamur Kastrati

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Flamur Kastrati është shumë pranë kalimit te skuadra angleze e Aston Villës. Paraqitjet e shkëlqyera me skuadrën e Sandeford kanë bërë që në adresë të 26-vjeçarit të mbërrijnë oferta të rëndësishme.

Kastrati ka qenë vendimtar për skuadrën e tij këtë edicion duke shënuar 10 gola. Ai pritet që në merkaton e janarit të kalojë tek Aston Vila, e cila kërkon rikthimin në Premier Ligë.

Sulmuesi më parë është aktivizuar edhe në futbollin gjerman me skuadra si Duisburg e Aue, ndërsa ka fituar titullin e kampionit me Stromgodsetin në Norvegji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat