Berisha dështoi nga penalltia

Futboll

Berisha dështoi nga penalltia

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:39
Besart Berisha dështoi nga penalltia

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, ka qenë i pafat, pasi që nuk qe i saktë nga penalltia. Ai me skuadrën e tij, Melbourne Victory, si vendas pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Adelaide United, në ndeshjen e javës së 10-të të elitës së futbollit australian.

Në minutën e 17-të, Baba shënoi për mysafirët, kurse në minutën e fundit penallti për Melbourne Victory.

Besart Berisha mori përgjegjësinë,  gjuajtjen e tij e ndali pakëz portieri Izzo, duke përfunduar më pas në shtyllën pingule.

Milligan barazoi rezultatin 1:1 (56’) dhe Blackwood (72’) realizoi për fitoren 1:2 të Adelaides. Berisha luajti titullar, kurse Melbourne mban vendin e 6-të me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat