Një vit shkualifikim

Futboll

Një vit shkualifikim

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 17:44
Paolo Guerrero

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero, do të mungojë në Kupën e Botës 2018, pasi është skualifikuar për një vit si pasojë e përdorimit të kokainës.

Sulmuesi u pezullua përkohësisht pasi nuk kaloi një test dopingu gjatë eliminatoreve kundër Argjentinës dhe tani erdhi vendimi se 33-vjeçari nuk do të ketë mundësinë të zbresë në fushë për 365 ditët e ardhshme. Vendimi është marrë nga FIFA në bashkëpunimi me agjencinë botërore anti-doping WADA.

Kokaina është e kategorizuar si simulant dhe përfshihet në listën e substancave të ndaluara. Peruja është kualifikuar për në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1982 pas suksesit ndaj Zelandës së Re në “play off”. Guerrero nuk luajti në asnjë nga këto ndeshje. Sulmuesi i Flamengo, që në Europë ka luajtur për Bayern Munich dhe Hamburger është golashënuesi më i mirë i historisë së përfaqësueses së tij me 32 gola në 82 ndeshje të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat