Barcelona dhe Chelsea pas talentit të Leverkusenit

Futboll

Barcelona dhe Chelsea pas talentit të Leverkusenit

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
Leon Bailey

Sulmuesi i talentuar i Bayer Leverkusen, Leon Bailey është duke shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman.

Anësori këmbëshpejtë e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion, ku në 13 ndeshje ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Kjo ka bërë që në zyrat e klubit gjerman të vijnë oferta të rëndësishme për të.

20-vjeçari nga Xhamajka iu bashkua Leverkusenit një vit më parë për rreth 14 milionë euro nga skuadra belge Genk.

Ndërsa tani Barcelona dhe Chelsea janë duke u interesuar për transferimin e tij.

Sipas medieve gjermane, Leverkusen e vlerëson yllin e tyre rreth 45 milionë euro.

Mbetet të shihet se cila nga dy skuadrat e lartpërmendura do të arrijnë të fitojnë duelin për sulmuesi këmbëshpejtë.

Kujtojmë që Bailey ka një kontratë të vlefshme me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat