Super-sulmuesi i Flamurtarit vjen nga Kazakistani

Futboll

Super-sulmuesi i Flamurtarit vjen nga Kazakistani

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 20:20
Muarem Muarem

Super-sulmuesi i Flamurtarit do të vijë nga Kazakistani. Quhet Muarem Muarem, është 29-vjeçar dhe prej vitesh luan në nivele të larta. Në sezonin aktual mbron ngjyrat e Aktobes në Premier Ligën kazake. Supersport mëson se Muarem Muarem është lojtari shumë i shtrenjtë që administratori i vlonjatëve Sinan Idrizi ka këmbëngulur ta vendosë në dispozicion të Shpëtim Duros. Sipas fjalëve të trajnerit gjatë emisionit “Gol pas Goli”, mbyllja e marrëveshjes është çështje orësh dhe zyrtarizimi pritet prej kësaj të diele.

“Kam afruar një sulmues, ndërsa duam lojtarë krahu të shpejtë dhe teknikë për të zgjidhur situatat, mbi të gjitha në ndeshjet në Vlorë. Të dielën afrojmë një super-futbollist, një lojtar që është mjaft i shtrenjtë. Ka qenë administratori Idrizi ai që ka ngulmuar të afrojmë një lojtar të tillë”, tha Duro.

I lindur në Shkup të Maqedonisë, nga prindër me origjinë turke, Muarem Muarem e ka nisur karrierën te Rabotniçki, ndërsa ka mbrojtur 2 herë edhe ngjyrat e Karabakut në Azerbajxhan. Në aventurën e parë luajti 3 sezone, nga viti 2012 deri më 2015-ën, ku realizoi 17 gola në 99 ndeshje. Më pas një eksperiencë e shkurtër në Turqi te Eski?ehirspor, për t’u rikthyer te Karabaku, ku fitoi titullin kampion i Azerbajxhanit në vitet 2016 dhe 2017, duke regjistruar 37 ndeshje dhe 6 gola të realizuar.

Lojtari mund të luajë në të 2 krahët e fazës ofensive, por edhe si sulmues i dytë, edhe pse pozicioni i tij i preferuar është nga e majta, ku rrezikon portën duke shfrytëzuar inkursionet në qendër. Në arenën ndërkombëtare, Muarem Muarem ka përfaqësuar Maqedoninë me të gjitha skuadrat e moshave, ndërsa numëron edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat