Messi ka mundur të përfundoi te klubi spanjoll në vitin 2005, ja kush e ndali

Futboll

Messi ka mundur të përfundoi te klubi spanjoll në vitin 2005, ja kush e ndali

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 22:22
Lionel Mesi

Lionel Mesi do të ngelet në histori si një ndër futbollistët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë.

Lojtari ka vendosur shumë rekorde përgjatë 17 viteve të tij me Barcelonën, por karriera e argjentinasit mund të shkonte shumë më ndryshe se kaq.

Sipas “Mundo Deportivo”, Mesi ishte pranë transferimit te ekipi spanjoll Kadiz, i sapo-ngjitur në La Liga, në vitin 2005. Mesi kishte bërë shumë pak paraqitje për gjigandët katalunas deri atëherë sepse ne sulm ndodheshin Ronaldinjo, Samuel Eto, Xhuli etj.

Argjentinasi ishte në krye të listës së transferimeve të Kadiz-it, por pastaj trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard luftoi që ai të qëndronte. Që atëherë, Mesi filloi të bënte histori me Barcelonën, ndërsa Kadiz u largua nga La Liga pa lënë gjurmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat