Guardiola nuk pendohet pse e refuzoi Unitedin për Cityn

Futboll

Guardiola nuk pendohet pse e refuzoi Unitedin për Cityn

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 09:01
Pep Guardiola

Pep Guardiola nuk është penduar pse e ka refuzuar Manchester Unitedin dhe Sir Alex Fergusonin që në fund të përfundojë në Manchester City.

Trajneri katalan u takua me ikonën dhe ish-trajnerin e “Djajve të kuq” në vitin 2012, në kohën kur skocezi po përgatitej të pensionohe.

E Guardiola në atë kohë kishte vendosur të pushonte për një vit nga futbolli pasi e kishte lënë Barcelonen si dhe bisedoi me Fergusonin rreth futbollit dhe Premier Ligës.

“Anglishtja ime në atë periudhë nuk ishte aq e mirë si tani – dhe mbase nuk kam kuptuar cka më ka thënë Sir Alex”, ka thënë Guardiola.

“Fola me Khaldoon [kryetarin e City] dhe Txiki Begiristain [drejtorin sportiv të City] gjatë periudhës sime të fundit në Bayern Munich dhe ata treguan më shumë interesim se çdo klub tjetër”, shtoi ai.

Guardiola nuk pendohet pse zgjodhi City kur ka mundur ta zgjidhte Unitedin.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua dhe më besoni nuk jam penduar aspak”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat