Shqiptarët e Sandhausenit nuk i ndali as bora

Futboll

Shqiptarët e Sandhausenit nuk i ndali as bora

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 16:07
Leart Paçarada

Leart Paçarada e Eroll Zejnullahu kontribuuan në fitoren me rezultat 3:1 te Sandhausenit kundër Arminia Bielefeldit.

As fusha me borë nuk i ndali djelmoshat e Sandhausenit për t’i fituar tri pikë të mëdha që nuk maten as me ari. Zejnullahu asistoi në golin e dytë kur realizoi Sukuta-Pasu.

Për Sandhausen shënuan: Holer (45+1), Sukuta-Pasu (59') e Derstroff (88') dhe për Arminian: Voglsammer (54'). Zejnullahu luajti deri në minutën e 76-t dhe me plot sukses së bashku me Paçaradën. Pas 17 jave Arminia mban pozitën e 6-të me 25 pikë, ka një më shumë se Sandhausen që renditet i shtati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat