Laçi i shkakton humbjen e parë Skënderbeut

Futboll

Laçi i shkakton humbjen e parë Skënderbeut

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 16:16
Pamje nga ndeshja

Kategoria Superiore ka dhuruar edhe dy surpriza të tjera pas asaj të djeshmes, ku Lushnja fitoi në Kukës. Kështu, Skënderbeu, që ishte i pathyeshëm deri në javën e 14-të të këtij sezoni, ka pësuar humbjen e parë. Laçi i ka shkaktuar humbjen e parë ekipit korçar, duke fituar 1-0. Në këtë ndeshje ka vendosur një gol i Uzunit në fillim të pjesës së dytë. Janë përpjekur korçarët, por pa mundur ta barazojnë rezultatin, raporton telesport.

Laçi-Skënderbeu 1-0

Uzuni 46′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Xhixha (Shala 80′), Jonuzi, Lushkja, Kallaku (Smaçi), Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Skënderbeu: Shehi, Taku, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga (Lulaj 64′), Lilaj, Gavazaj, Sahiti (Soue 58′), James (Shkodra 73′). Trajner: Ilir Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat