Napoli zhgënjen, Benevento e shqiptarëve ende pa fitore

Futboll

Napoli zhgënjen, Benevento e shqiptarëve ende pa fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 16:57
Mertens

Napoli zhgënjen me barazim (0:0) ndaj Fiorentinës nga Firenca. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, u paraqit tërë takimin për napolitanët, por i dëshpëruar që nuk fituan.

Napoli mban vendin e tretë me 38 pikë pas 16 jave në Serie A, dy me pak se Interi dhe sa ka Juventusi në vend të dytë.

Skuadra e Udineses arkëtoi tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Beneventon e shqiptarëve. Ledian Memushaj e Berat Gjimshiti, luajtën standardë, por assesi që t’i gëzohen fitores së parë me Beneventon. Golat i realizuan: Barak (5’) e Lasagna (41’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat