FFK e tronditur nga vrasja e futbollistit të KEK-ut

Futboll

FFK e tronditur nga vrasja e futbollistit të KEK-ut

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:44
Shkëlqim Pllana

Federata e Futbollit e Kosovës, është e tronditur nga vrasja (plagë e marra me thikë) e futbollistit të talentuar të KEK-ut nga Kastrioti, Shkëlqim Pllana. “E nderuara familje e Shkëlqim Pllanës! Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Shkëlqim Pllanës, ish-futbollist i 2 Korrikut e tash i KEK-ut, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Ndonëse i ri, Shkëlqimi u shqua si futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe nxënës shembullor. Ne shpresojmë dhe besojmë se organet përgjegjëse shtetërore, do ta zbardhin rastin dhe ata që ndaluan jetën e Shkëlqimit në lulen e rinisë do ta marrin dënimin e merituar. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat