Labinot Tahiri ka një lutje për një futbollist

Futboll

Labinot Tahiri ka një lutje për një futbollist

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:54
Labinot Tahiri

Deputeti i Republikës së Kosovës, kryetari i AKR-së për Ferizaj, Labinot Tahiri, ndryshe këngëtari i mirënjohur, ka një lutje për të gjithë.  “Diasporë e nderuar dhe ju shqiptarë. 
Kam vetëm një lutje, a keni mundësi me u fut në këtë faqe (http://www.giovanibianconeri.it/sondaggio-vota-miglior-giocatore-della-juventus-primavera-del-2017/), dhe ta votoni një djalosh nga Kosova, i cili jeton në Lozanë të Zvicrës, me qëllim që të zgjidhet më i miri aty në Juventus. 
Ky djalosh, ka luajtur në Juventus 1 vjet e tani luan ne Lozanë! Tani është kandidat me u zgjedh lojtari ma i mirë në 2016-2017 për Juventusin

Kur dëgjoj se ka dikush nga gjaku jonë që triumfon nëpër botë, me duket si të është anëtarë i familjes sime. Jepni mund e votoni, sidomos ju nga Zvicra.

Lojtari më i mirë duhet të zgjidhet Andi Zeqiri!”, shkruan Labi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat