Dy shqiptarë në përbërjen e javës në Zvicër!

Futboll

Dy shqiptarë në përbërjen e javës në Zvicër!

Nga: K.Goca Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 18:24
Benjamin Kololli

Si gjithmonë prestigjiozja zvicerane “Blick” përzgjodhi përbërjen më të mirë të javës. Dy shqiptarë janë në përbërjen më të mirë të javës së 18-të të Kampionatit të Zvicrës. Benjamin Kololli që shënoi dy gola për Lausannen në fitoren me rezultat 2:1 kundër Luganos dhe Albian Ajeti është shënues i dyfishtë në triumfin e Baselit me 3:0 ndaj St. Gallenit. Në përbërjen e javës janë: Thomas Castella (Lausanne), Kevin Mbabu (Young Boys), Roy Gelmi (Thun), Marek Suchy (Baseli); Stefan Knezheviq (Luzern), Nikola Sukacev (Grasshoppers), Alexander Fransson (Basel), Marvin Schulz (Luzern), Benjamin Kololli (Lausanne), Albian Ajeti (Baseli) dhe Moreno Costanzo (Thun).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat