Milani përmes Europa Leagues synon Championsin!

Futboll

Milani përmes Europa Leagues synon Championsin!

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 18:41
Marco Fassone

Marco Fassone, administratori i deleguar i Milanit, beson se kuqezinjtë mund të përsëritin atë që Manchester Utd bëri sezonin e kaluar, që duke fituar në Europa League u kualifikua këtë sezon në Champions League. “Mund të ndjekim shembullin e Unitedit. Europa League është një trofe që na mungon dhe synojmë ta fitojmë, jo vetëm për prestigj, por edhe sepse na hap dyert për në Champions”, tha Fassone. Ai pranon se në kampionat gjasat që kuqezinjtë të kapin vendin e katërt janë të pakta. “E dimë që ka skuadra më të forta se sa ne, ndërkohë që Europa League do të nisë në shkurt dhe kemi kohë deri atëherë për të bërë një planifikim më të mirë”, tha Fassone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat