Fjala e Zidanit

Futboll

Fjala e Zidanit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 12:02
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane tha se Real Madrid dëshiron të shtojë Kupën e Botës për Klube në “palmaresin” e trofeve, para se të luftojë për të mbajtur kurorat e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, duke theksuar se skuadra e tij nuk do ta kërkojë titullin vetëm për reputacionin. Dy herë kampionët e Real Madridit do të përballen me Emirati Al Jazira në gjysmëfinalen e së mërkurës, në stadiumin sportiv të qytetit Zayed, në Abu Dhabi. Dhe Real Madridi është i interesuar për të siguruar titullin e tretë të sezonit, pasi ka marrë tashmë Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës. “Nuk do të jetë e lehtë. Edhe vitin e kaluar kemi pasur shumë probleme, para se të arrijmë ta fitojmë këtë trofe, – tha Zidane.

– Nuk do të ketë lojëra të lehta dhe vetëm fakti se jemi Real Madridi nuk do të thotë se fitojmë. Ne kemi kohë për t’u përgatitur për lojën dhe nuk ka justifikime. Ky është kalendari dhe ndaj kujtdo, me të cilin do të përballemi, duhet të bëjmë mirë. Është normale që gjatë sezonit të keni ulje dhe ngritje, por ajo që kemi bërë deri më tani është shumë pozitive. Ne kemi fituar dy tituj dhe po përpiqemi të fitojmë një të tretë. Pas kësaj do të kemi gjashtë muaj për të luftuar për La Liga-n, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit”. Real Madridi është i katërti në La Liga, pas 15 ndeshjeve, tetë pikë larg nga rivalët dhe udhëheqësit e Barcelonës, ndërsa klubi kryeqytetas spanjoll do të përballet me PSG-në në Ligën e Kampionëve, në 1/8 finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat