Mbron lojtarët pas sherrit në tunel

Futboll

Mbron lojtarët pas sherrit në tunel

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 17:32
Guardiola

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola thotë se ai ka inkurajuar ekipin e tij të festojë fitoren 2-1 ndaj Manchester United, por mohon se e kanë ekzagjeruar.

Trajneri i United Jose Mourinho u godit me qumësht jashtë dhomës së zhveshjes në Old Trafford pasi refuzoi festimet e City-t.

Kur pyetet nëse lojtarët e tij e kanë ekzagjeruar, Guardiola tha: “Jo. Padyshim që jo. “Ne ishim të lumtur. Ne fituam derbin ndaj United, një nga rivalët më të mëdhenj që kam.” Lojtarët e City-t në fillim kanë festuar fitoren e së dielës përpara tifozëve të tyre, dhe stafi teknik ftoi Guardiola-n t’i bashkohej, por ai refuzoi.

Pasi lojtarët dhe stafi po i drejtoheshin tunelit, Mourinho është ankuar për festimin e kundërshtarëve teksa po shkonte të intervistohej. Aty plasi sherri ku portugezi është goditur me qumësht dhe 30 veta filluan të shaheshin dhe të goditeshin.

“Ne festuam. Mendoj se nëse United do të fitojë një derbi, do të festojë. “Po ku? Brenda dhomave të zhveshjes. Atë gjë u munduam të bënim dhe e bëmë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se ne ishim të lumtur. Pas asaj që ka ndodhur, shpresoj të mos ndodhë më,” shprehet Guardiola.

“Do t’ia rrëfejmë Federatës Angleze atë që ndodhi. United do të bëjë të njëjtën gjë. Unë nuk do të komentoj më për atë çështje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat