Largohet Sanchez, vjen Lemar te Arsenali

Futboll

Largohet Sanchez, vjen Lemar te Arsenali

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:06
Thomas Lemar

Arsenal hap thesin për afatin kalimtarë të janarit.

Topçinjtë e Londrës sipas të gjitha gjasave do të heqin dorë nga shërbimet e sulmuesit Alexis Sanchez.

Kjo edhe për faktin se ofertat në drejtim të tij kapin një shumë të konsiderueshme, por edhe vetë lojtari e dëshiron largimin. Një gjë të tillë në mënyrë indirekte Sanchez e ka shprehur në jo pak raste.

Tentativat e Arsene Wenger për ta mbajtur futbollistin, nuk po funksionojnë, me kilianin që e tashmë e ka bërë të qartë se ky do të jetë sezoni i fundit i tij me fanellën e Arsenal, ndoshta lamtumira mund të vijë që në tregun e dimrit.

Sidoqoftë drejtuesit e klubit londinez, nuk do të qëndrojnë duarkryq duke lënë bosh hapësirën që do të krijojë largimi i sulmuesit. Në verë tekniku i Arsenalit, Arsene Wenger shprehu hapur vullnetin e tij për të transferuar mesfushorin e Monacos, Thomas Lemar.

Për 22-vjeçarin tratativat mes palëve ishin konkrete, por akordi nuk u arrit kurrë për shkak të shumës që ofronte Arsenali.

Ndërkohë këtë herë situata është krejt ndryshe. 90 milionë euro për Monacon në këmbim te Lemar. Shuma që do të ofrohet pritet ti japë një tjetër rrjedhë bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat