Feronikeli nuk është pasuri e patundshme e askujt me shitë, me ble apo...

Futboll

Feronikeli nuk është pasuri e patundshme e askujt me shitë, me ble apo...

Nga: Avdi Krasniqi Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:27
Avdi Krasniqi

Me dorëheqjen e bordit të klubit Feronikeli nga Drenasi, si organ ekzekutiv udhëheqës, pushojnë të gjitha organet tjera, edhe kryesia e klubit. Sa herë japin dorëheqje kryesitë e klubeve, nuk do të thotë që lojtarët lirohen nga kontratat e tyre! Siç thuhet në postimin e faqes zyrtare të klubit: kryesia e Feronikelit i liron të gjithë lojtarët!!!

Kjo nuk qëndron, nuk ka mandat ekzekutiv, asnjë kryesi apo bord i klubit që pas dorëheqjes së tyre ti lirojnë edhe lojtarët e klubit. KF Feronikeli nuk është pasuri e patundshme e askujt me shitë, me ble apo me falë ndokujt.

Kryesia që nuk ekziston më nuk ka te drejt ekzekutive, prandaj të gjithë lojtarët e Feronikelit janë pjesë e klubit dhe nuk kanë të drejt të shkojnë të asnjë klub tjetër.

Lojtarët e klubit munden të lirohen nga klubi vetëm nëse klubi shuhet në tërësi. Feronikeli nuk guxon të shuhet, ai nuk është klub i arave e livadheve, por është klub me traditë 43 - vjeçare në futbollin e Kosovës.

Në këtë rast kërkoj edhe nga bordi dhe kryesia e dorëhequr nga klubi që mos të bëjnë veprime antiligjore si në këtë rast lirimin e lojtarëve të klubit sepse nuk e kanë mandatin ekzekutiv. Edhe e zbehin kontributin e tyre të deritanishëm në klub. Dëshiroj që klubi të ringjallet përsëri e këtë e besoj në afatin sa më të shkurtër.

Autori është kryetar nderi i klubit të futbollit Feronikeli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat