Kush e fiton Serie A sipas Tottit?

Futboll

Kush e fiton Serie A sipas Tottit?

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:10
Francesco Totti

Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, parashikon se skuadra e tij mund të fitojë titullin kampion këtë sezon në Serinë A. “Romës nuk i mungojnë golat e mi, pasi ka në sulm lojtarë të aftë që e bëjnë shumë mirë këtë gjë. Unë besoj se është më e lehtë për Romën që të fitojë kampion, ndërsa Juventusi të fitojë Champions League, ky është parashikimi im”, u shpreh Totti.

Francesco Totti u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar dhe ka marrë dje nga e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” çmimin e karrierës. Ai e ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në kampionat, duke thënë se me trajnerin di Francesco ekipi mund të ecë shumë përpara. “Duhet të jemi të kujdesshëm, për të fituar ndeshjet me ekipet e “vogla”, pasi pikët e fituara aty të japin kampionatin”, tha Totti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat