Çmenduria e PSG-së, ja sa ofron për Ronaldon - Bota Sot
Çmenduria e PSG-së, ja sa ofron për Ronaldon

Futboll

E hënë, 22 janar 2018

Çmenduria e PSG-së, ja sa ofron për Ronaldon

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:13
Ronaldo

Reali sfidon PSG-në për Neymarin, por këta të fundit kundërpërgjigjen me interesimin për Ronaldon. Portali spanjoll “diariogol” shkruan se presidenti i francezëve po mendon të bëjë një ofertë të çmendur në drejtim të “galaktikëve” për t’i bindur që ta lënë të lirë Cristiano Ronaldon.

100 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit Julian Draxler në këmbim të yllit portugez. Oferta është tunduese, por ndoshta jo aq sa për ta bërë Realin që të heqë dorë nga shërbimet e Ronaldos.

Momenti jo i mirë që po kalon në Spanjë, por edhe fiksimi që ka Al Khelaifi për ta parë një ditë me fanellën e PSG-së, janë dy arsye që nuk duhen nënvlerësuar, prandaj madrilenët duhet të bëjnë kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test