Pse bre Ramiz po përzihesh në sport?

Futboll

Pse bre Ramiz po përzihesh në sport?

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:59
Ramiz Lladrovci

Ekrem Elshani dha dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, pas tij edhe Istref Veliu nga posti i drejtorit të përgjithshëm i klubit dhe klubi në qorrsokakë!  Pse bre Ramiz Lladrovci po përzihesh në sport?  Pse bre Ramiz po ndërhyn në klub? Ju jeni kryetar i Komunës së Drenasit dhe keni shumë punë tjera për të rregulluar si në qytet dhe në fshatra.  Pse bre Ramiz veprove kështu? Feronikeli është klubi më i organizuar dhe dy herë rresht kampionë i Kosovës (2014-15, 2015-16). Këta djem që dhanë dorëheqje sidomos Ekrem Elshani e drejtojë anijen për mrekulli: por ju kërkuat llogari nga ai! A ishte i gjithë buxheti i KK Drenasit apo pse bre Ramiz i ngule këmbët dhe pikë? Sigurisht, e keni planin tuaj! Sigurisht se ke edhe një arsye që kërkoni llogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat