Ndërprenë kontratën me Llapin

Futboll

Ndërprenë kontratën me Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:25
Valon Zeqiri

Valon Zeqiri, sulmues, i ndanë të gjitha rrugët me kampionin vjeshtor, Llapin nga Podujeva.

“Sot jemi ulur dhe  kam biseduar me sekretarin e klubit Muhamet Rexhepin, kemi arritur marrëveshjen të dyanshme për prishjen e kontratës. Dua t’ju bëj një faleminderim të veçantë gjithë tifozëve llapjan, pasi janë një qytet i mrekullishëm.

Shpresoj që ta shohin klubin e Llapit në majat europiane”, tha Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”. Cila është shifra e dëmshpërblimit që kërkuat?

“Nuk është me rëndësi shuma e dëmshpërblimit, por me rëndësi është që kemi arritur marrëveshje dhe nuk shkoj puna me lartë, pasi që nuk e meriton ai qytet ti njolloset klubi dhe nuk dua që unë të bëhesha shkaktarë për ndonjë sanksion ndaj klubit”, thotë Zeqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat