Ramiz Lladrovci emëron kryesinë e re të KF Feronikelit

Futboll

Ramiz Lladrovci emëron kryesinë e re të KF Feronikelit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:29
Pamje nga një ndeshje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka zgjedhur kryesinë e re të Feronikelit, transmeton GazetaOlle.

Kryetar i ri i klubit është emëruar Agim Kastrati derisa kryesinë e re e përbëjnë edhe Mehdi Bucolli, Shemsi Rexhepi dhe Naser Rexhepi.

Kujtojmë se Agim Kastrati e ka drejtuar ekipin edhe në Ligën e Dytë kur ky klub ka qenë në krizë të thellë edhe financiare.

Nga Feronikeli është larguar kryetari Ekrem Elshani dhe kryesia pasi që e bëri këtë klub për lakmi.

Feronikeli për dy edicione me radhë u shpall kampion në Kosovë derisa këtë ekip e kanë lakmuar shumica e futbollistëve në Kosovë për shkak të korrektësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat