Reprezentuesi i Kosovës shënon në Turqi

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shënon në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:36
Vedat Muriqi në aksion

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është më i merituari që skuadra e Genclerbirligi-t është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Turqisë në futboll. Muriqi realizoi për fitoren 2:1 ndaj skuadrës e rangut më të ultë, Karsspor-i. Genclerbirligi ishte si vendas dhe u tregua më i mirë, por edhe sfidën e parë e kishte fituar me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 u kualifikuan më tej. Muriqi luajti titullar, ndërsa realizoi në minutën e 62-të, kurse golin tjetër e shënoi Ozekl (53’) dhe për mysafirët: Akbas (90’). Genclerbirligi synon të jetë sa më lartë në kupën e Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat