Reagim i FFK-së për situatën në KF ”Feronikeli”

Futboll

Reagim i FFK-së për situatën në KF ”Feronikeli”

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:55
Reagim i FFK-së për situatën në KF ”Feronikeli”

Duke u nisur nga situata e krijuar në klubin e futbollit “Feronikeli” nga Drenasi, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të klubit z. Ekrem Elshani, i cili dorëheqjen e tij e ka deponuar në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Drenasit dhe pas marrjes së informatës zyrtare nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Drenasit, Federata e Futbollit e Kosovës kërkon që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të zgjidhet kryetari i ri dhe organet tjera me qëllim të sanimit të kësaj gjendje.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet dhe palët tjera të interesuara dhe të involvuara për çfarëdo lloj interesi, se të gjitha vendimet e marra për transferimin e lojtarëve apo veprimet tjera juridike pas datës 11 dhjetor 2017 janë të pavlefshme dhe jo legjitime.

E gjithë kjo nga ana e FFK-së bëhet për interes të ruajtjes së interesit të klubit, mbrojtjen e futbollistëve  si dhe ruajtjen e integritetit të garave.

FFK-ja beson dhe shpreson se klubi i “Feronikelit” bashkë me udhëheqjen komunale do të gjejë forcë që kjo situatë të tejkalohet, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat