Vdes në fushë talenti që premtonte shumë

Futboll

Vdes në fushë talenti që premtonte shumë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:13
Issy Dezu

Futbollisti që mendohej se kishte një të ardhme të ndritur në futboll, Issy Dezu, ka ndërruar jetë mbrëmë gjatë ndeshjes Shelbourne FC – St Kevin’s Boys

Ai ishte lojtar i Akademisë së Shelbourne FC të Dublinit dhe shihej si një talent i rrallë. 16-vjecari vdiq nga kollapsi, shkruan ‘The Sun’, përcjell Gazeta Olle.

“Ne jemi zemërthyer t’ju konfirmojmë lajmin se futbollisti i Akademisë sonë, 16-vjecari Izzy Dezu, ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar gjatë ndeshjes. Të gjithë ne i bashkohemi dhimbjes së familjes Dezu në këtë tragjedi. U prefsh në paqe”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Shelbourne FC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat