Gjak, gurë, shkopinj gome… ja si u përgjakë Beogradi

Futboll

Gjak, gurë, shkopinj gome… ja si u përgjakë Beogradi

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 06:15
Një grup tifozësh u plagosën dhe u lënduan nga fishekzjarret

Është përgjakur derbi mes dy rivalëve të Beogradit, Partizanit dhe Cervena Zvezdës. Përplasja më e fortë mes tifozëve ndodhi në tribunën që i përket grupimit të tifozëve “Grobari” të Partizanit.

Mediat serbe shkruajnë se, ishin fansat e Zvezdës që u futën brenda sektorit të tifozëve të shtëpisë, por kjo u mohua nga zyrtarë të klubit.

Gjithsesi, një grup tifozësh u plagosën dhe u lënduan nga fishekzjarret. Mediat shkruajnë se më shumë se 20 tifozë janë lënduar ndërsa njëri është në gjendje kritike në spital.

Gjithashtu edhe 4 policë u plagosën. Ndeshja u ndërpre për pak minuta dhe përfundoi në barazim 1-1.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat