Sevilla është në kërkim të fitores numër 1000

Futboll

Sevilla është në kërkim të fitores numër 1000

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 14:50
Sevilla është në kërkim të fitores numër 1000

Java e 16-të e kampionatit spanjoll do të hapet me ndeshjen që do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes (21:00) në “Sanchez Pizjuan” mes Sevilla dhe Levantes. Vendi i pestë i La Liga-s( 28 pikë, 9 fitore, 1 barazim, 5 humbje) do të presë vendin e 15-të (16 pikë, 3 fitore, 7 barazime, 5 humbje). Të dy këto skuadra do të paraqiten në këtë sfidë pas humbjeve respektive të pësuara në javën e fundit të kampionatit. Andaluzët janë mundur 5-0 nga Real Madrid në “Bernabeu”, ndërsa miqtë kanë humbur  2-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao.

Kjo do të jetë ndeshja e 23-të mes këtyre dy ekipeve në La Liga, me Sevillën që kryeson 12 fitore me katër kundrejt Levante-s.

– Sevilla është në kërkim të fitores numër 1000 në kampionatin spanjoll. Aktualisht ata janë në kuotën e 999 fitore të arritura në 2,423 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat