Xhaka më notë interesante në Angli, Arsenali -19 pikë nga lideri

Futboll

Xhaka më notë interesante në Angli, Arsenali -19 pikë nga lideri

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:23
Pamje nga një ndeshje

Arsenali është minus 19 pikë nga lideri Manchester City në Premier League ‘Topçinjtë’ u ndanë baras (0:0) me West Ham-in vendas, andaj një pikë nuk ishte e kënaqshme, për faktin se bien në pozitën e shtatë me 30 pikë të mbledhura. Mesfushori ofensivë, Granit Xhaka, u vlerësua me notën 6 nga tabloidi britanik “Daily Mail”. Xhaka me shokë me gjithë orvatjet nuk ia dolën të kthehen me pikë të plota, por në anën tjetër pozita e shtatë, pa dyshim se nuk është e kënaqshme pas 17 jave.   

Notat e lojtarëve:  

West Ham (3-5-2): Adrian 6.5; Reid 7, Ogbonna 7.5, Cresswell 7; Zabaleta 6, Noble 6.5, Obiang 6, Lanzini 6, Masuaku 6.5; Antonio 6.5 (Hernandez, 82), Arnautovic 6

Arsenal (4-3-3): Cech 6, Bellerin 6, Koscielny 6, Monreal 6, Maitland-Niles 6; Xhaka 6, Wilshere 6.5, Ozil 6; Iwobi 6 (Welbeck, 70), Sanchez 6.5 (Lacazette, 83), Giroud 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat