Vidhet shtëpia e trajnerit të PSG-së

Futboll

Vidhet shtëpia e trajnerit të PSG-së

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:10
Unai Emery

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka rënë pre e vjedhjes, teksa hajnat kanë arritur të futen në shtëpinë e tij. Sipas mediave vendase, hajnat kanë arritur të marrin rreth 20 mijë euro, fanellat e Neymar, trofe personale dhe disa shënime mbi objektivat e afatit kalimtar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës kur trajneri kishte udhëtuar me klubin në Strasbourg, për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Francës. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e trajnerit spanjoll të PSG-së, që tregoi se apartamenti ndodhej në katin e 7 të një pallati dhe nuk kishte portë sigurie, por mbikëqyrej nga një sistem video, që tani po verifikohet nga hetuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat