Tifozët e Milanit, mesazh Donnarummës

Futboll

Tifozët e Milanit, mesazh Donnarummës

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:17
Tifozët e Milanit

Tifogrupi më i madh i Milanit, “Curva Sud” ka reaguar sërish ndaj portierit të Milanit, Gigio Donnarumma. Kreu i këtij tifogrupi, Giancarlo Capelli, ka deklaruar: “Ka më tepër se 6 muaj që kemi këto probleme dhe tani ka arritur kulmi, ndaj vendosët t’i dërgojmë atë mesazh. Vazhdimisht Raiola ka bërë të tilla deklarata dhe thuajse gjithmonë, pas reagimit tonë dhe të klubit, Gigio dhe familja e tij, ia kanë atribuuar ato menaxherit të tyre. Donnarumma të qartësojë situatën e tij njëherë e mirë. Nëse do të largohet, le ta thotë, në të kundërt, gjëja e parë që duhet të bëjë, është të largojë Raiolën si menaxher, pasi deklaratat e tij të vazhdueshme i vuan Milani dhe ne tifozët e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat