Guardiola me lëvdata për Tottenham dhe Chelsea

Futboll

Guardiola me lëvdata për Tottenham dhe Chelsea

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:22
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka lëvduar Tottenham Hotspur dhe Chelsean për, siç tha ai, dëshirën për të luajtur futboll.

City përballet me Spurs të shtunën në kuadër të Premier Ligës.

“Tottenham mendoj që është, me Chelsea-n, ekipi më i mirë në dëshirën për të luajtur futboll”, shpjegoi Guardiola.

“Ata nuk i presin të tjerët, duan që ta bëjnë lojën e tyre, dhe është një tjetër test i mrekullueshëm për ne, tre ditë pas lojës me Swansea-n”.

“Pasi të ndeshemi me Leicester-in në Carabao Cup”.

“Nuk ka shumë kohë për rikuperim, por jemi të gatshëm që të përballemi me Tottenham-in, dhe ta mbajmë nivelin që e shfaqëm në periudhën e fundit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat