Willian ‘tradhton’ Chelsean me klubin e ri?

Futboll

Willian ‘tradhton’ Chelsean me klubin e ri?

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:00
Willian

Jose Mourinho dëshiron ta sjell brazilianin në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Manchester United ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Willian.

“Daily Mail” ka njoftuar se Jose Mourinho dëshiron ta sjell brazilianin në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Manchester United ishte i interesuar për blerjen e Willianit prej kur Mourinho u emërua në postin e menaxherit, 18 muaj më parë.

Andaj, mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranojë shitjen e tij te një rival direkt nga Premierliga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat