Skënderbeu ka dhe një provë para se të shpallet gjysmë Kampion

Futboll

Skënderbeu ka dhe një provë para se të shpallet gjysmë Kampion

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:13
Skenderbeu


Në lojë titulli simbolik kampion i dimrit, që Skënderbeu e siguron matematikisht me një fitore. Përballen kryesuesit me skuadrën e fundit të tabelës, në mes 23 pikë diferencë. Për statistikat Lushnja – Skënderbeus’ka histori, por statistikat jo gjithmonë vlejnë, futbolli bën çdo ndeshje një histori të re dhe mënyra se si vijnë skuadrat flet për një përballje interesante. 

Skënderbeu pësoi humbjen e parë të sezonit në Laç, ndërsa Lushnja mori një fitore historike në “Zeqir Ymeri”. Korçarët mësuan se nëse nuk janë në maksimum mund të dalin nga fusha edhe të mundur, skuadra e Hysen Dedjes se mund t’i luajë shanset e saj përballë çdo kundërshtari dhe se ka ende shpresë për mbijetesën. Janë të gjithë përbërësit për të parë një ndeshje interesante. Për sa i përket organikës, Ilir Dajës i rikthehen Marko Radas e Kristi Vangjeli, lojtarë të rëndësishëm në mbrojtje, ku do të mungojë Mici i skualifikuar, me Fidan Alitin që mund të zërë vendin e tij, me Radas që pozicionohet në qendër të mbrojtjes. Nuk do të jetë i gatshëm Bruno Dita, por mesfusha duket se ofron më pak probleme, pasi Muzaka, Lilaj e Taku janë të gatshëm. Ish-mesfushorit të Tiranës, Lushnja i sjell fat, pasi shënoi dy gola në përballjen e fazës së parë, ndërkohë që edhe Ali Sowe, i cili u aktivizua ndaj Laçit, por nuk ishte në formën më të mire, tani pritet të jetë në gjendje optimale. 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat