Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk e bleu Mbappen

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk e bleu Mbappen

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:59
Kylian Mbappe

Real Madridi nuk e shfrytëzoi rastin për ta blerë talentin francez, Kylian Mbappe, para PSG-së.

E arsyeja është prezenca e Cristiano Ronaldos në klub, sipas legjendës së Argjentinës, Diego Maradona.

Mbappe, 18-vjeçar, i ndihmoi Monacon ta fitojë titullin e Ligë 1 sezonin e kaluar dhe u lidh me disa skuadra, përfshirë Real Madridin, PSG-n, Barcelonën dhe Manchester Cityn.

Goal zbuloi në qershor se Reali kishte mbajtur bisezime me Monacon për blerjen e Mbappes, para se ai ta siguronte kalimin te PSG-ja fillimisht si i huazuar me obligim për ta blerë për 188 milionë euro.

E Maradona ka thënë për të përditshmen spanjolle “AS”: Për mua, Mbappe është zbulimi i futbollit. Mendoj se ai mund t’i tejkalojë shumë të tjerë. Pse Reali s’e bleu? I thashë Florentino Perezit të nënshkruajë me të kur u takuam në FIFA. Por, më tha se ‘Ti e di se e kam Cristianon’”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat