Skënderbeu me mungesa

Futboll

Skënderbeu me mungesa

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:38
Pamje nga një stërvitje

Dy mungesa të sigurta do të ketë Skënderbeu për ndeshjen e nesërme ndaj Lushnjës. Në një situatë kur Nespor, prej kohësh, është jashtë ekipit dhe në klub nuk e quajnë si mungesë të mirëfilltë për vetë faktin se asnjëherë s’ka qenë në dispozicion të Dajës kohët e fundit. Ndaj, Dita dhe Mici janë të vetmet mungesa të rëndësishme në ekip.

Mesfushori i Skënderbeut ende nuk i ka kaluar problemet e dëmtimit, ndërsa po vijon fazën rikuperuese dhe nuk është akoma gati. Ndërsa Gledi Mici ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe për pasojë do të jetë i pezulluar për këtë takim.

Tefik Osmani po kalon një gjendje gripale, por sipas burimeve nga klubi, mësohet se futbollisti korçar do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në Lushnjë. Osmani sot pritet që të bashkohet me ekipin në seancën stërvitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat