Kaloi me sukses operacionin e kancerit në prostatë

Futboll

Kaloi me sukses operacionin e kancerit në prostatë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:47
Eduardo Berizo

Trajneri i Sevillës, Eduardo Berizo i ka bërë një surprizë të këndshme ekipit të tij pasi i ka vizituar mëngjesin e sotëm në qendrën stërvitorë. Trajneri mbajti një fjalim në dhomat e zhveshjes dhe më pas punoi me skemat në fushë për tu përgatitur për ndeshjen ndaj Levantes.

Berizo shkoi gjithashtu edhe në hotelin ku ekipi po grumbullohet përpara ndeshjes, ku u prit nga presidenti Hoze Kastro dhe drejtori sportiv i klubit Oskar Arias.

Kujtojmë që trajneri mungon prej disa javësh pasi pati një ndërhyrje kirurgjikal në prostatë. Ai mund të jetë në fushë ne ndeshjen ndaj Levantes, por gjithçka do të varet nga progresi i rikuperimit përgjatë këtyre ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat