Nuk shqetësohet

Futboll

Nuk shqetësohet

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:40
Mateo Barzagli

Mbrojtësi veteran i bardhezinjve, Mateo Barzagli është shprehur se Juventusi nuk po e ndjen aspak mungesën e Leonardo Bonuccit, që u largua këtë verë te Milani. Mbrojtësi italian tha se është pikërisht marokeni Benatia, që po e zëvendëson denjësisht kapitenin aktual të Milanit.
“Bonucci është një mbrojtës i madh, që na ndihmoi në shumë suksese, por tani kemi Benatianë, që e njeh mirë kampionatin italian dhe po tregon se është një zëvendësues i denjë i Leos, por edhe i ne të tjerëve”, tha Barzagli.
Mbrojtësi veteran i Juventusit nuk la pa komentuar as momentin aspak pozitiv që po kalon argjentinasi Paulo Dybala, me bardhezinjtë.
“Dybala është një kampion i lindur, që na ka dhënë shumë sodisfaksione. Askush nuk ka dyshime mbi cilësitë e tij, ndaj e vetmja këshillë që kemi, është të punojë dhe të vihet në shërbim të ekipit, sepse kemi nevojë për lojën e tij”, u shpreh mbrojtësi.
Barzagli nuk la pa komentuar as mbetjen jashtë të Italisë, nga Botërori ‘Rusi 2018’, ku theksoi se ishte një nga momentet më të errëta të karrierës së tij futbollistike.
“Mbrëmja e 13 tetorit në Milano, ishte nga më të errëtat në karrierën time sportive. Nuk e kishim imagjinuar asnjëherë se do të mbeteshim jashtë Botërorit dhe edhe në këto momente vijoj të kem keqardhje. Gjithsesi, ne dhamë maksimumin, por fati dhe episodet nuk ishin në favorin tonë, në 2 sfidat me Suedinë”, deklaroi Barzagli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat